Aktivitetet jashtëshkollore zhvillojnë shkathtësitë teknike dhe të zgjidhjes së problemeve të shekullit 21

Data e Publikimit 06 Prill 2020

Enisa Izeti është nxënëse në gjimnazin "Kuvendi i Arbërit" në Ferizaj, dhe është anëtare e klubit të teknikëve. Enisa fillimisht e nisi këtë rrugëtim duke u bërë pjesë e një projekti të organizuar nga mësimdhënësit përmes Programit ‘’Përkrahje adoleshtentëve pas mësimit të rregullt’’. Para anëtarësimit të saj në klub, ajo tha se e kishte të vështirë të ndante përgjegjësi me të tjerët. Shpesh, Enisa preferonte të punonte vetë në projekte, duke mos u ndier mjaft e sigurtë që të kërkojë ndihmë nga të tjerët. Kjo ka ndryshuar tani për shkak të shumë mundësive që ajo ka për të punuar me nxënësit e tjerë brenda klubit. Enisa thotë se hapësira krijuese (Makerspace) jo vetëm që u ofron nxënësve pajisjet e nevojshme për të hartuar dhe ndërtuar gjëra të ndryshme, por gjithashtu u ofron atyre një hapësirë ku ata takohen për të ndarë ide dhe për të mësuar.

"Kurdoherë që shkoj në Makerspace, ndjehem tejet e motivuar të krijoj diçka dhe të ndërtoj diçka nga fillimi".

Enisa me klubin e teknikëve kishin ndërtuar një robot për nder të ceremonisë së përurimit të hapësirës krijuese që u mbajt në tetor të vitit 2019. Enisa ishte e sigurt që ata do të mund të kontrollojnë robotin, megjithatë, ata u përballën me disa vështirësi teknike dhe nuk ishin në gjendje ta bënin robotin të lëvizte. Ajo e kaloi tërë kohën e saj gjatë ceremonisë duke punuar që ta zgjidhte problemin, në mënyrë që ata të mund të prezantonin punën që kishin bërë para përfaqësuesve të USAID-it dhe të ftuarve të tjerë. Enisa arriti të përmirësonte kodin dhe roboti më në fund mund të lëvizte! Kjo ka qenë një nga ditët më të veçanta në klub për Enisën, duke theksuar aftësinë e saj për të punuar nën presion.

Prezantimi i robotit, nëntor 2019

Klubi i karrierës ka ndikuar tek Enisa në shumë sfera, aq sa ajo ndryshoi edhe perceptimin për të ardhmen e saj. Që nga viti i parë, Enisa besonte se ajo dëshiron të studiojë arkitekturën. Mirëpo, mbështetja e saj e vazhdueshme me materiale e promovuese në klubin e karrierës, e bëri atë të kuptoi se me të vërtetë kënaqet me procesin e dizajnimit. Prandaj, tani ajo po kalon shumë kohë duke hulumtuar për përzgjedhjen e universitetit të duhur ku ajo mund të studiojë Dizajnin Grafik. Këto përvoja shkollore e kanë ndihmuar Enisën të gjejë një kuptim të ri drejtimi për të ardhmen